Mundesi punesimi ne pozicionin “Inxhinier Elektrik” Prush, Albania
Posted on April 10, 2018 / 202
Kategoria : Oferta Pune
Qyteti : Shqiperi
Lloji i punës : Full Time

EuroElektra Sh.p.k si një ndër kompanitë kryesore në vend, e pranishme me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy” kërkon të punësojë: 

 

 Inxhinier Elektrik

 

Kualifikime të domosdoshme:

 

          Diplomë universitare në inxhinieri elektrike. I preferuar profilizimi ne drejtimin energjitik.

          Përbën përparësi nëse disponon licencën elektrike apo/dhe specializuar në kurse profesionale.  

          Të ketë 3-5 vjet eksperiencë në implementimin e projekteve elektrike.  

          Të ketë integritet të lartë dhe etikë profesionale.      

          Njohuri të mira në Autocad dhe programe të tjera inxhinierike projektimi.

 

Përgjegjësitë e pozicionit të punës:

 

·         Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respektive.

·         Koordinon punen midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike.

·         Harton planet e zhvillimit te projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre.

·         Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar.

·         Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në projekt.

·         Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit.

·         Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total.

·         Udheheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret.

·         Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike. 

·         Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike ne përputhje me standartin teknologjik.

  Pse duhet të bëheni pjesë e EuroElektra?

 

          Pagesë e kënaqshme

          Mundësi për tu promovuar

           Mundësi për të njohur dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme (fotovoltaike) në Shqipëri.

 

   Aftësi të tjera:

          Aftësi te mira ne projektim dhe koordinimin e punimeve elektrike.

          Aftesi për të konstatuar dhe identifikuar pikat kritike në projektet elektrike.

          Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike.

    Mënyra e aplikimit:

    Dërgoni CV tuaj  me foto duke specifikuar  subjektin në adresën: info@euroelektra.al

EuroElektra sh.p.k
Reviews
There are no reviews yet, why not be the first?
Leave a Review
You must be to post a review.
Related Listings